Fshihen nga Paramount dy episode të Spongebob

Dy episode të “SpongeBob SquarePants” nuk do të jenë më të disponueshme në Paramount+ dhe Amazon, për shkak të përmbajtjes së tyre të papërshtatshme.

Një episod, “Kwarantined Crab” nga sezoni i 12-të, përqëndrohet në historinë e një virusi.
“Kemi vendosur të mos e transmetojmë për shkak të ndjeshmërisë që ka përfshirë gjithë botën për shkak të pandemisë reale globale”, ka thënë një zëdhënës i Nickelodeon për “CNN Business”, transmeton ‘lapsi.al’.

Në episodin në fjalë një inspektor shëndeti shkon në Krusty Krab dhe gjen një rast me “Clam flu” në restorant. Pas zbulimit, inspektori i shëndetit karantinon shefat dhe personazhet në filmin e animuar “pushtohen” nga ankthi. Ata që supozohet se kanë virusin shmangen dhe vendosen në një frigorifer.

Ky episod reflekton ndjenjën e izolimit dhe urrejtjes që shumë komunitete aziatike kanë përjetuar që nga fillimi i pandemisë. OBSH-ja ju ka kërkuar njerëzve që të shmangin terma të tilla si “virusi kinez”, sepse mund të krijojnë një reagim kundër njerëzve me origjinë aziatike.

LEXO EDHE: Filmat e rinj, së shpejti në kinema