Profesori dhe akademiku Artan Fuga, ka thënë se për shembjen e Teatrit Kombëtar i vjen keq vetëm për Tiranën, që iu hoq një vlerë në mënyrë kriminale, si dhe për njerëzit e sinqertë dhe të pamanipuluar që u dhemb e kaluara arktiekturale.
Por, Fuga pret që opozita të deklarojë se do ta ndërtojnë teatrin, kur të vijë në qeveri, aty ku është dhe po prishet, aty ku një çiban po i zë vendin.
Statusi i Artan Fugës:
Ja çfarë ishte mendimi im dje, para shembjes të Teatrit!
Sot, pas katastrofës, miq nuk ka çfarë them, ndaj mos më pyesni!
Teatri dukej i lëshuar qysh para disaditësh!
Mirupafshim!
Te na rrojë retorika hipokrite!