Fundi i “La Casa de Papel”: Kthesa tronditëse dhe fitore të papritura

Përfundoi edhe sezoni i fundit i “La Casa de Papel”, një mbyllje që i bëri emocionalë fansat e serialit, por le të themi që mbetën të kënaqur.

Referuar postimeve në rrjete sociale, të shumtë janë ata që janë gëzuar për mënyrën si ndodhën ngjarjet dhe për faktin që skenaristët arritën të gjenin një mbyllje, pa qenë nevoja të vrisnin të gjithë personazhet (e mbetur gjallë). Si shkoi?

Fundi i ‘La Casa de Papel’: Kthesa tronditëse dhe fitore

Shënim: Nëse nuk e keni përfunduar serialin, mos lexoni në vijim!

Pesë seritë e radhës, pra pjesa e dytë e sezonit të pestë, nuk e ndërlikuan historinë, por sollën një përmbledhje dhe zgjidhje të komplotit. Vdekja e Tokios ishte një goditje për bandën, por ata ia dolën të nxirrnin arin nga Banka e Spanjës. Përpjekjet e kolonel Tamayo për të mposhtur Profesorin dështuan, Alicia Sierra u bashkua me këtë të fundin, si të vetmen mënyrë për të provuar pafajësinë e saj.

Fundi i ‘La Casa de Papel’: Kthesa tronditëse dhe fitore

Drejt fundit të shfaqjes, teksa ushtria kishte mposhtur të gjithë bandën brenda bankës, Profesori dorëzohet, por ai ka një plan B. Këtë herë, ai kërkoi të negocionte me qeverinë. “Ose fitojmë të dy, ose humbim të dy” i thotë ai kolonel Tamayo-s. Për sigurinë e bandës, ai vendos arin (e rremë) në këmbim të jetës së tyre. Njerëzit menduan se ata u vranë nga ushtria. Të gjithë nisën një jetë të re, me pasaporta të rreme. Ari i vërtetë u fsheh nga Alicia dhe Profesori në Portugali, transmeton ‘anabelmagazine.com’.

Fundi i ‘La Casa de Papel’: Kthesa tronditëse dhe fitore

Fansat shkruajnë se “Alicia Sierra ishte ajo që u vodhi zemrat”. “Dyshja Profesor-Alicia është pjesa më e mirë e këtij sezoni”.

Fundi i ‘La Casa de Papel’: Kthesa tronditëse dhe fitore

Disa janë të mendimin se mund të ketë një rikthim të bandës, me Profesorin dhe Alicia-n në krye, por nuk është përfolur kurrë për një tjetër sezon.

LEXO EDHE: NGA ZHDUKJA E PROFESORIT TE MISIONI PËR TË NXJERRË ARIN, LA CASA DE PAPEL RIKTHEHET NË DHJETOR