Fundi i trishtë i Oskar Uajlldit, një gjeniu të letrave

Artistët që shkundin epokat kanë jetë shumë intensive. Rasti i Oskar Wilde-it shënon një lloj hiti në vargun e autorëve që, në vend që të fshihen pas veprës së tyre dhe të mbesin pas perdes në mënyrë që librat e tyre të flasin për ta, e kuptojnë që edhe ata janë personazhe.

Lindi nën emrin Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde në 16 tetor të 1854 në qytetin irlandez të Dublinit që në atë kohë i përkiste Mbretërisë së Bashkuar.

Për këtë autor dimë shumë, ka shkruar tregime, poema, pjesë teatri, ese, dhe një romn të vetëm, ndoshta vepra e tij më e shquar: “Portreti i Dorian Greit” në 1891.

Konsiderohet dramaturgu më i shquar i Londrës së periudhës së fundit viktoriane. Është i njohur edhe për epigramet dhe aforizmat, por çfarë dimë për jetën e tij?
Po si lidhen peripecitë e tij me shpifjet e një shoqërie konservatore dhe me veprën e tij letrare?
Wilde që në fëmijëri u shqua për një inteligjencë, prindërit ishin intelektualë të shquar dublinas, kështu që mësoi të fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe gjermanisht.
Studioi klasicizmin dhe estetikën, filozofia dhe artet ishin pasionet e tij intelektuale. Atëherë si mund të hynte një djalë inteligjent, brilant dhe me një kuriozitet të pashembullt në traditat që e rrethonin?
Ishte bërë i njohur, e kishte publikuar ndërkohë Portretin e Dorian Greit, kishte udhëtuar në SHBA dhe Kanada, jepte koferenca, kishte fituar një prestigj për “Rëndësia e të quajturit Ernest”.
Wilde lëvizte si një dre, i veshur ekstravagant, polemizues me të gjithë, provokues. Si çdo personazh i shquar kishte edhe kundërshtarët e tij, njerëz të zakonshëm që pëlqenin rregullin, që ofendoheshin me gjithçka që reflektonte jashtë serisë. Kështu e sulmuan.
Në ato kohë homoseksualiteti ishte një tabu. Askush nuk e shpallte sepse kjo do të thoshte burg dhe ndëshkim i gjithë shoqërisë.
Alfred Douglas ishte një shkrimtar, fisnik skocez, ishte mik dhe dashnor i Oskar Wilde-it. I ati e dyshonte dhe kjo gjë i dukej herezi. Atëherë si një baba i zhgënyer dhe nga humbja e durimit me të birin i shkruan një letër Wilde-it dhe e trajtoi si “ai që dyshohet si sodomit”.

Kështu filloi e gjitha. Kundërsulmi ishte denoncim për shpifje. Arritën në gjygj dhe më në fund burgu, ku u akuzua për sodomi dhe për paturpësi. Oscar Wilde u burgos për dy vite dhe ky ishte fundi i personazhit të tij.
Vepra e tij vazhdoi dhe është akoma nga më ndikueset në historinë e perëndimit modern, por në atë ferr shkruajti “De profundis (1897) dhe  Balada e burgut lexues.
” Këto përvoja e lanë me një depresion. Familja e tij nuk e miratoi romancën, bashkëshortja nuk i lejoi të shihte të dy fëmijët. Pasi doli nga burgu u ritakua me Alfred Douglas në qytetin francez të Ruanit dhe jetuan së bashku disa muaj në një fshat italian afër Napolit. Në fund u ndanë.
Dihet shumë pak për ditët e fundit të Wilde-it. Qëndroi në Paris ku preferoi të bënte një jetë të qetë dhe të heshtur. Ndryshoi emër, Sebastián Melmoth sipas personazhit të romanit të Charles Maturin.
Vendosi të shndërrohej në katolik dhe ndodhi për shkak të një prifti irlandez të kishës San José. Edhe pse thuhet se vdiq nga një meningkit, nuk është shumë e qartë. Thashethemnaja më e madhe është se kërkoi shampanjë në një dhomë hoteli dhe shumë i sëmurë u shpreh: “Po vdes përtej mundësive të mia!”

Kjo ndodhi në 30 nëntor të vitit 1900, saktësisht 117 vjet më parë. Ato ishin fjalët e tij të fundit. Ishte 46 vjeç.
Sa vepra tronditëse humbi njerëzimi për shkak të konservatorizmit të vet prej budallai?

ObserverKult