Data e vdekjes: 13 qershor 323 para Krishtit
Mosha: 32 vjeç (vdiq pak ditë para ditëlindjes)
Vendi i vdekjes: Babilonia, Mesopotami
Në Babiloni, në vitin 323 para Krishtit, pasi mori pjesë në një festë të madhe, Aleksandri i Madh u ndie keq. Sapo ishte kthyer nga fushata triumfuese në zonën e Pakistanit të sotëm (ku megjithatë trupat e tij kishin refuzuar të shkonin më tutje në lindje). Në atë moment Aleksandri udhëhiqte një perandori shumë të madhe, që përfshinte Greqinë, Maqedoninë, Turqinë, Iranian dhe të gjithë Lindjen e Mesme.
Simptomat e para që u shfaqën ishin një gjendje konfuzioni të madh, të dridhura, ngurtësim i fytyrës dhe dhimbje shumë të mëdha në stomak. Pak më pas u shfaqën një etje e madhe, të ethe, delir, dhe gjatë natës konvulsione dhe halucinacione që ndërpriteshin prej momenteve shumë të shkurtër të qetësisë. Në fund nuk arriti më të marrë frymë dhe hyri në gjendje kome, për të gjetur vdekjen pas dhjetë ditë vuajtjesh. Malaria, tifo, një lloj virusi i Nilit perëndimor ishin disa prej hipotezave që u hodhën për shkaqet e mundshme të vdekjes. Megjithatë, problemi është që asnjëra prej këtyre sëmundjeve nuk lidhet me simptomat që shfaqi sovrani. Mushkonja që shkakton malarien nuk jeton në zonat qendrore të Irakut e megjithatë inkubacioni do të kish qenë shumë i gjatë. Tifoja do të kishte shkaktuar një epidemi dhe nuk do të kish prekur një person të vetëm, ndërkohë që sëmundja nuk paraqiste simptomat tipike të komës etilike.
Virusi i Nilit duket se as nuk ekzistonte 2000 vjet më parë. Trupi i Aleksandrit, edhe pas gjashtë ditësh nga vdekja nuk paraqiste shenja dekompozimi. Kjo gjë mund të sugjerojë praninë e substancave toksike në organizmin e tij, gjë që nxjerr në sipërfaqe tezën e helmimit. Por kush kishte motivin, aftësinë dhe rastin për të kryer vrasje?
Fatkeqësisht, fajtorët e mundshëm ishin një dyzinë, shumë prej të cilëve u bënë më vonë pasardhës të mbretit në qeverisjen e perandorisë. Antipatri, mëkëmbës i Aleksandrit në Maqedoni duket se është i dyshuari numër një, dhe që në lashtësi dyshohej se mund të kishte qenë Iolla, biri i tij, që kishte hedhur helmin me ndihmën e komandantëve të Aleksandrit. Në kohët e fundit, gishti është drejtuar nga Ptolemeu, paraardhës i Kleopatrës, i cili u bë sovran i Egjiptit duke krijuar dinastinë Ptolemaike. Ai ishte komandant i gardës së rojeve të mbretit, kështu që ishte ndër të paktët që mundej të kishte akses të kollajtë në dhomat e mbretit./Bota.al