“Gjithnjë ruajmë një fshehtësi prej dikujt që s’duhet “
G.C.
Më thuaj si po jeton
si po i kalon ditët
Me gjithë atë kryeneçësi
Me lumturinë e kurdisur si bombë
Dhe dallgët e hutuara që të përhumbin
Në shkumën që e bën befas bardhësia.
Më thuaj si je?
Eja dhe m’i thuaj në sy gënjeshtrat
(Të miat më të këqia janë)
Mëritë e tua
(Për të cilat dhe unë paguaj)
Krenarinë e marrë
( që më duhet ta kuptoj)
Më thuaj si vdes përditë
Gjithçka duket, s’e fsheh dot
Të mundon zbrazëtia
(Ose kënaqësia, është e njëjta gjë)
Marrëzia e befasishme e ndonjë kujtimi të gjallë
Shpresa që s’heq dorë dhe veç e bren
boshësinë.
Më thuaj si vdiset, si hiqet dorë – urtësi
Si llamburit- fluturushë- për një që ik
Si do të kthehemi në një asgjë
Dhe më mëso mua
I qetë si të rri.
Përktheu: Xhemazije Rizvani
ObserverKult
—————————-
Lexo edhe :