Gabriel García Márquez: Do të doja ta pikturoja një botë të lumtur…

Gabriel García Márquez

Do të doja të pikturoja buzëqeshje në fytyra të trishtuara.
Do të doja të kisha një penel të bërë nga lindjet e diellit, një nga ato që nuk e humbasin shkëlqimin as në ditët me re.
Të pikturoja buzëqeshje aty ku ka vetëm nostalgji, të vizatoja me durim butësi në çdo shikim, t’u riktheja shkëlqimin syve të lodhur dhe të ndezja shpresën e humbur me ngjyra.
Do të doja të mbushja cepat e shpirtit me diell, që çdo ndriçim të shëronte edhe një copë të vogël trishtimi dhe që jeta të ndihej përsëri e lehtë, aq e lehtë sa një psherëtimë që paralajmëron ardhjet bëmave më të mira.
Do të doja ta pikturoja një botë të lumtur…

E përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

“ME MIQTË E MIRË KURRË NUK DO TË NDIHENI I TEPËRT”, THOTË MÁRQUEZ