“..ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takave të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.
Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi t’i afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie..”
ObserverKult
Lexo edhe:
TREGIM NGA GABRIEL GARSIA MARKEZ: NJË DITË E ZAKONSHME
Tregim nga Gabriel Garsia Markez
E hëna u gdhi e ngrohtë dhe pa shi. Don Aurelio Eskobari, dentist pa diplomë dhe nga ata njerëzit që ngrihen herët, në orën gjashtë e hapi klinikën. Nxori nga rafti prej qelqi një protezë dhëmbësh, ende të vendosur në kallëpin e allçisë dhe vuri mbi tryezë një grusht instrumentesh, të cilët i renditi nga më i madhi te më i vogli, si në një ekspozitë. Kishte veshur një këmishë me vija, të mbërthyer deri sipër me kopsa të praruara, dhe pantallona me tiranda llastiku. Ishte i rreptë, i thatë, me një vështrim që rrallë herë i përshtatej situatës. Si vështrim shurdhësh.
Pasi i vendosi gjërat mbi tryezë, rrotulloi frezën drejt kolltukut me susta dhe u ul për të pastruar protezën. Dukej sikur nuk e kishte mendjen tek ajo çka po bënte, ama punonte me gjongul, duke i dhënë pedalit së frezës edhe kur ajo nuk i duhej.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult