Gaçe: Sot, një tjetër nënë u masakrua në sy të fëmijëve të saj

Nga Aurela Gaçe

Sot, një tjetër nënë, një tjetër motër e vajzë u shkëput nga jeta. Sot një tjetër ëngjëll i ju shtua parajsës. Sot, një tjetër nënë u masakrua në sy të krijesave të saj.

Çfarë dhimbje! Çfarë dhimbje e traume do t’i shoqërojë tani ata fëmijë që përjetuan më të paimagjinueshmen… pikërisht nga duart e babait të tyre. Deri kur? Deri kur? Gruaja nuk është pronë.

Bëni diçka për veten tuaj

Një Zot e di se sa të tjera vuajnë e kanë të njëjtat probleme me burrat që i “duan” aq shumë sa u marrin edhe jetën. Vajza, gra, bëni diçka për veten tuaj. Thuaji vetes tënde që e do atë, veten tënde më shumë se “dashuria e sëmurë” e tjetrit. E frikshme.

Prehu në paqe ëngjëll. I ju bashkove sot armatës se dhimbjes, së grave e vajzave e motrave që sot, janë engjëjt mbrojtës të femijëve që lanë pas, të prindërve që u duhet të jetojnë me dhimbje deri sa të mbyllin sytē. I ju bashkove sot edhe kushërirës time, Luli që pati të njejtin fat si ty. U masakrua nga babai i femijëve, në sy te tyre.

Shpëtoni veten tuaj, jetën tuaj

Ja ,këta janë ata burraaaaaa që ju, për hir të shumë arsyeve pa asnjë vlerë, nuk vendosni t’i lini. Vajza, gra, nëna, ikniiiii ikniii, shpëtoni veten tuaj, jetën tuaj.

Familje të dashura te vuajtura shqiptare, bëhuni streha e fëmijës se rrënuar në dhimbje, mos i lini vetëm (duke shpresuar se gjërat mund të ndryshojnë për hir të opinionit, për hir të fëmijëve, sepse të sëmurët nuk pyesin as për fëmijet e tyre, e asgjë nuk ndryshon, kurrë, deri sa vajza juaj kthehet në viktimë). Shteti im. Bëj diçka, bëj diçka që këto gra te dinë se kanë mbështetjen tënde edhe nëse vendosin t’i japin fund tmerrit të tyre duke ikur. Ju shoqata te grave, ju bëj thirrjen time si grua e nënë: Ju lutem, bëhuni streha e grave që duan të jetojnë.

LEXO EDHE: 31 HERË TË THIRRA MAM