Pavarësisht se ka “një jetë” në televizion edhe Oprah Winfrey ka bërë gabimet e saj përgjatë karrierës së gjatë dhe tejet të suksesshme.
Mes shumë intervistave me njerëz të famshëm, një prej tyre e vë në siklet dhe sot e kësaj dite.
Oprah shpjegoi se dikur intervistoi aktoren Sally Field, e cila ka luajtur me Burt Reynolds në filmin “Smokey and the Bandit” dhe asokohe ishte e dashura e tij. Oprah u shpreh se u vu në presion për t’i bërë një pyetje që e konsideron gafën më të madhe të karrierës.
“Gafa ime më e madhe. Unë e pyeta atë, ‘A e mban Burt paruken kur fle?’ Edhe sot e kësaj dite ndihem në siklet kur e kujtoj. E pyeta sepse producentët më thanë që duhet ta pyesësh, duhet ta pyesësh, duhet ta pyesësh. Kjo është ajo që njerëzit duan të dinë.’”, transmeton ‘a2news.com’
Burt është përfolur se mbante paruke ndërsa pyetja iu duk e tmerrshme të dashurës së tij, e cila vendosi t’i ftohë menjëherë raportet me Oprhan.
“Ajo u ftoh me mua. Unë e meritoja atë, e meritoja atë, e meritoja atë, sepse kjo është një pyetje kaq e papërshtatshme”, shtoi Oprah.