Gala Mbrëmja “Ramë Lahaj & Friends” përmbyll edicionin e katërt të RLIOF

Gala Mbrëmja “Ramë Lahaj & Friends” do ta përmbyll edicionin e 4-të të RLIOF, më 2 gusht në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, me fillim në orën 20:30.

Tre emra të njohur të skenave prestigjioze do të bashkohen për të performuar nën moton “T’knoft zemra”. Në skenën e ngritur në zemër të kryeqytetit, tenori kosovar Rame Lahaj do të shoqërohet nga Charles Castronovo, i njohur ndërkombëtarisht si një nga tenorët më të mirë të brezit të tij, si dhe Murat Karahan, një yll i operas me mbi 50 role kryesore në të gjithë botën, i vlerësuar si “artisti më i suksesshëm operistik i vitit”. Tre tenorët do të shoqërohen në skenë nga Orkestra e Operas së Kosovës, e udhëhequr nga Maestro Sascha Goetzel, dirigjenti dinamik dhe karizmatik i njohur për bashkëpunimet me orkestra prestigjioze në mbarë botën, transmeton express.

Edicioni i 4-të i RLIOF filloi rrugëtimin më 21 korrik me ekspozitën “Athua ëndërr ishe ti” me kryeveprat e artistëve kosovarë. Në ndërkohë, kryeqyteti u shndërrua në vendtakim të artistëve nga e gjithë bota nëpërmjet mbrëmjeve muzikore si “Nexhmije Pagarusha” kushtuar muzikës shqipe, “Opera Night”, “Ensemble Evening” e “New Generation” me artistët e rinj.

ObserverKult


Lexo edhe:

RAMË LAHAJ EDHE SIVJET ME FESTIVAL NË PRISHTINË- JA KUR DO TË MBAHET