Një pikturë e Edi Ramës e realizuar gjatë vitit 1989 është klasifikuar në Fondin e Artë të Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë.
Drejtuesit e Galerisë Kombëtare e kanë renditur punimin e Edi Ramës në krah të kolosëve të artit shqiptar si Kol Idromeno, Vangjush Mio dhe piktorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Ibrahim Kodra.
Nuk dihet mbi çfarë kriteresh është bërë vlerësimi, por gjithashtu nuk dihet nëse piktura do të ishte vlerësuar njëlloj nëse autori nuk do të ishte Kryeministër i Shqipërisë./abcnews