Galeria Kombëtare e Kosovës/ Ja sa para u ndan për blerjen e veprave…

Në vitet 2022 dhe 2023, Galeria Kombëtare e Kosovës ka pasuruar fondin e saj me 148 vepra të reja nga artistët vendas.

Kjo është mundësuar pas ndarjes së buxhetit prej një milionë euro nga Qeveria e Kosovës për blerje të veprave.

Koleksioni po ashtu është plotësuar me 120 punime nga koleksioni i Hotelit Grand duke përfshirë këtu disa nga artistët më të njohur në vend si dhe me 75 vepra të reja nga artistë të përzgjedhur të cilët morën pjesë në Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta 14, e organizuar në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.  

Ndërsa, përmes blerjeve direkte të cilat janë menaxhuar nga stafi i GKK-së, koleksioni pati moment transformues në historinë e tij duke u pasuruar me vepra të rëndësishme nga shtatë artiste të njohura si Alije Vokshi, Violeta Xhaferi, Valbona Zherka, Lala Meredith-Vula, Feriha Rada, Hyrije Krypa dhe Zake Prelvukaj.

Kjo nismë shënon ndryshim thelbësor në historitë mbizotëruese të artit në vend, duke korrigjuar neglizhencën ndaj artisteve gra brenda historisë të artit dhe institucionit.

Ndërkaq, Galeria Kombëtare e Kosovës këtë vit do të bëjë blerje të reja me buxhet prej 400.000 eurosh, duke vazhduar pastaj me hulumtime më të gjerësishme për artistët modern dhe bashkëkohorë në kontekstin vendor.

Koleksioni shtetëror i veprave të artit për herë të parë është i qasshëm edhe online. Linkun mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult


Lexo edhe:

LETRAT E DASHURISË SË PRINCESHË DIANËS DALIN NË ANKAND, ISH- I DASHURI I SAJ KËRKON MBI 1 MILION DOLLARË

Letrat e dashurisë të Princeshë Dianës dërguar James Hewit, është raportuar se do të shiten në Amerikë për 1 milionë dollarë, derisa ka frikë se ato do të bëhen publike.  

Ish-oficeri ka mbajtur deri tash 66 letra që ajo shkroi gjatë lidhjes së tyre, ndërsa bëhet me dije se tani ato u janë drejtuar firmave të ankandeve.

Hewitt, kishte një lidhje pesëvjeçare me princeshën e atëhershme të Uellsit midis viteve 1986 dhe 1991.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


naim frashëri

NAIM FRASHËRI: GJUHA JONË SA E MIRË, SA E ËMBËL…

Nga Naim Frashëri

O vëllezër shqipëtarë,
Gëzohi që erth kjo ditë
Kaq’ e mir’e kaq’e mbarë,
Që sjell gjithë mirësitë!

Kjo është një dit’e rezë,
Që bie vëllazërinë
E dëbon jetën e zezë
Dhe ndarjen e marrëzinë.

Ta lusimë këtë ditë,
Q’e bekoi zot’i vërtetë
Dh’e dërgoi me shumë dritë,
T’i mbes’emëri përjetë.

Sot e vumë gurr’e parë,
Sa’ësht’e bekuar kjo ditë!
Zot’i math e pruftë mbarë
E na dhëntë urtësinë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult