Në Galerinë Kombëtare të Kosovës po vazhdon të jetë e hapur ekspozita retrospektive e artistit të ndjerë, Gjelosh Gjokaj, e titulluar “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi ka njoftuar se Galeria Kombëtare në muajin qershor prezanton një program dinamik të përqendruar rreth ekspozitës “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokajt”.
Ky program është i hapur për të gjithë, ndërsa përmban një sërë aktivitetesh të krijuara për të angazhuar vizitorët me artin e Gjokajt.
Aktivitetet kryesore përfshijnë udhërrëfime, punëtori kreative, biseda me artistë dhe programin për fëmijë dhe familje.
MKRS-ja fton të gjithë që të bëhen pjesë e këtyre përjetimeve të veçanta, përballë veprave me teknika dhe tema moderniste të Gjokajt.
Ky është programi me të gjitha aktivitetet që do të mbahen:
ObserverKult
Lexo edhe:
CILA ISHTE DËSHIRA E FUNDIT E GJELOSH GJOKAJT? E ZBULON KRITIKU I ARTIT…
Kuratori i ekspozitës së mbajtur për nder të artistit të njohur, Gjelosh Gjokaj, Shkelzen Maliqi, ka deklaruar se në Shqipëri mungon kritika e mirëfilltë.
I ftuar në ABC News, ai ka thënë se artistët e dobët më shumë shtyhen me bërryla sesa me vlerat që ka arti i tyre.
“Artistët e dobët më shumë shtyhen me bërryla sesa me vlerat që ka arti i tyre. Për momentin na mungon kritika e mirëfilltë.
Edhe një interes në shoqëri për rëndësinë e kulturës, e cila momentalisht nuk po shihet si prioritet”, u shpreh Maliqi.
Më tej, ai zbuloi se një nga dëshirat e fundit të ‘Picasos’ së Ballkanit ishte që t’i bënte një monografi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult