Më 14 korrik, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, do të ekspozohet koleksioni i veprave prej vitit 1979 deri në vitin 2000.
“Më 24 dhjetor 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 07/52 për shpronësimin e veprave artistike të cilat gjendeshin në hapësirat e NewCo Grand Hotel sh.p.k. dhe me datë 21 janar 2021 është bërë pranim-dorëzimi i veprave artistike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, përkatësisht tek Galeria Kombëtare e Kosovës. GRANDART 1970-2000
PIKTURA | SKULPTURA | GRAFIKA | TAPICERI | ARTIZANATE”, kanë njoftuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, për këtë ekspozitë që do të rri e hapur deri më 27 gusht të këtij viti, transmeton ‘gazetaexpress’.
Veprat që do të prezantohen në këtë ekspozitë, janë të artistëve: Agim Çavdarbasha, Agim Salihu, Bahri Dranҫolli, Božidar B. Prodanović, Budim Berisha, Faik Krasniqi, Fatmir Krypa, Fatmir Zajmi, Gjelosh Gjokaj, Hamdi Terziqi, Hysni Krasniqi, Matej Rodiqi, Mehmet Behluli, Mikel Gjokaj, Muslim Mulliqi, Nazmi Sadiku, Nikos Kanellos, Radoslav Musa Miketić, Rexhep Ferri, Rrustem Bujupi, Shyqri Nimani, Simon Shiroka, Skender Idrizi, Stevan Čukić, Tomislav Trifić, Xhevdet Xhafa e Zoran Jovanović.