
Ministrja në detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se pas restaurimit dhe rinovimit të plotë, Galeria Kombëtare e Kosovës tashmë ka krijuar kushte bashkëkohore për ruajtjen, inventarizimin dhe mbrojtjen e koleksionit shtetëror të veprave të artit.
“Si ruhej koleksioni shtetëror i veprave të artit në Galerinë Kombëtare të Kosovës dikur, dhe si ruhet sot, pas restaurimit të galerisë”, ka shkruar Bogujevci, duke vënë në pah transformimin e hapësirave të këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.
Sipas saj, ndërhyrjet në galeri kanë mundësuar standarde më të larta për kujdesin ndaj veprave të artit dhe për ruajtjen e trashëgimisë artistike të Kosovës, duke siguruar kushte më të përshtatshme për koleksionin shtetëror dhe funksionimin e mëtejshëm të institucionit.
ObserverKult
Lexo edhe:






