Shkrimtari i njohur për fëmijë, Gaqo Bushaka thotë se pensionistëve nuk u mjafton vetëm një ditë në javë liri dalje, ku gjithçka eshte e mbyllur, e ku nuk mund të blejnë qoftë edhe një libër. Nga ana tjetër ai është besimplotë se në këtë kohë është lexuar me shumë libra.
Leximi dhe shkrimi, janë bashkëshoqeruesit e Gaqo Bushakes përgjateë gjithë jetës, ndaj në këtë kohë Pandemie ai thotë se për shumë kënd leximi i ka shpëtuar nga stresi.
“Unë jam përpjekur që të shkruaj dhe të lexoj sepse këto dy gjëra më shpëtojnë edhe nga stresi. Në përgjithësi intelektualët dhe shkrimtarët cfarë kanë tepër në një anë e kanë të mangët në anën tjetër. Par ne duhet ta kompensojmë atë pjesë”, thotë ai.
Në këtë periudhe izolimi, ai mendon se pensionistët duhet të ishin trajtuar ndryshe, duke mos mohuar kokëfortësinë e moshës.
“Kjo puna e pensionistëve duhet të ishte pak më mirë. Natyrisht edhe ne duhet të rregullojmë pak veten se kokëfortësia të con në gjera të këqija. Edhe ne të kishim një orar të caktuar se nuk mjafton vetëm dita e shtunë”, shprehet Bushaka.
Tashmë , ai thotë se po përfundon librin e fundit të serisë së Çufos, por nuk kursen batutat, për daljen e librit në librari
“Unë po përfundoj librin e findit të serisë së Çufos. Është Çufo në Amerikë, që besoj se do të dalë kur të dalim ne”, shprehet ai.
Sapao përmend emrin e Gaqo Bushakës, mënjëhërë të kujton serinë e famshme te librave për fëmijë “Cufo dhe “Bubin kaçurrel “. Ai thotë se ai është në mendjen e shumë brezave për këtë arsye.
“Unë kam punuar rreth 23 vjet me atë libër, shumë herë më zinte gjumi në bibliotike”.
Intervistën e mbyll me ndjesinë se në këtë kohë është lexuar më shume se asnjëherë.
“Gjithnjë puna e bën më të lehtë izolimin. Unë besoj se në këtë kohë, besoj se duhet të jenë lexuar libra më shumë se në çdo kohë”, thotë Bushaka.