Gati 330 milionë orë shikime, ju prezantojmë me filmin më të suksesshëm në Netflix

netflix

Filmi më i ri i Dwayne Johnson është bërë filmi më i shikuar në Netflix, me 328.8 milionë orë shikime, pavarësisht vlerësimeve të ulta nga kritikët.

“Red Notice”, që ka si protagonistë edhe dy aktorë të tjerë shumë të famshëm: Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, u shfaq për herë të parë në Netflix në datën 5 nëntor.

Në të njëjtën datë nisi edhe shfaqjen në kinema, ku ka grumbulluar vetëm 2 milionë dollarë, nga 200 që ka kushtuar prodhimi i tij, transmeton “a2news.com”.

Ndërkohë, filmi i dytë më i shikuar në Netflix është “Bird Box”, me protagoniste Sandra Bullock, me 282 milionë orë shikime.

——————————————–

LEXO EDHE: REGJISORI QË SOLLI FILMIN MË TË SHIKUAR NË HISTORINË E NETFLIX

Squid Game” është filmi me 9 seri që ka “pushtuar” botën së fundmi dhe i gjithë interneti po flet vetëm për të.

Vetëm më pak se 1 javë që të hidhej në Netflix. Seriali rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me një shikueshmëri ‘të frikshme’.

Por si arriti filmi të bëhej kaq i famshëm? Regjisori korean Hwang dong-hyuk tha se e kishte shkruar filmin në vitin 2008.

“E shkruajta filmin në vitin 2008, por asnjë studio kinematografike nuk ma pranonte. Sepse e mendonin si të dështuar.

Doja shumë të vihej në jetë në atë kohë, pasi më duheshin edhe paratë. Nuk kisha më para, m’u desh të shisja laptopin 600 dollarë që të mbaja veten.

Kjo që po përjetoj është një ëndërr. Seriali im mban vendin e parë në 90 vende të botës dhe së shpejti do jetë seriali më i shikuar në historinë e Netflix,” tha regjisori.