Gati muzeu i Arbëreshëve!/ Edi Rama: Do jetë në kalanë e Skënderbeut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se është gati plani për ndërtimin e një muzeu Arbëresh në Shqipëri.

Në fjalën e tij në seancën plenare dhe ndarjen e çmimeve “Shqiponja e Artë” në ditën Arbëreshe, Rama tha se ky muze do të jetë në kalanë e Skënderbeut.

“Lindi edhe ideja e muzeu arbëreshë në Shqipëri. I kemi gjetur edhe vendit dhe ku tjetër përveç se në Kalanë e Skënderbeut. Dhe janë një sërë idesh të tjera që nuk do ju marrë kohë, deri te ato që i japin jetë kësaj marrëdhënie në nivele të ndryshme njerëzore, që nga ditët e verës kemi bërë një ditë të parë të verërave duke çuar disa nga prodhuesit e verave tonë në Arbëri dhe për këtë do të ndërtojmë një kalendar. 

Deri te programi i marrjes së fëmijëve nga komunat arbëreshe në bashkitë tona dhe e kundërta, në mënyrë që t’i japim jetë krijimit të një shtrese të re marrëdhëniesh mes fëmijëve që njohin njëri-tjetrin dhe njohin historinë e tyre të përbashkët, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë”, tha Rama, transmeton gazetatema.

Kjo deklaratë u bë Samiti i i 3-të i Diasporës në Ditën Arbëreshe, ku u nderuan me çmime personalitete të njohur anë fusha të ndryshme.

ObserverKult

————————

doto faik konica mjeshtri i penes
Faik Konica

Lexo edhe:

“PSE KONICA SHKROI ME PSEUDONIME”/ “TESTAMENTI” I JERONIM DE RADËS PËR ARBËRESHËT DHE “KUSHTI” I TIJ PËR TË VIZITUAR SHQIPËRINË…

Nga Ndriçim Kulla

“Nisje dhe themel për çdo dituri është gjuha, e cila, në të njëjtën kohë, mban të gjallë edhe kombësinë e shtrenjtë të popujve.

Shtetet shkatërrohen e zhduken; trojet e lashta të disa fiseve zihen nga fise të tjera që vijnë më vonë.

E vetmja që e shquan dhe e bën të njihet një popull kudo ku mund ta kenë hedhur dallgët e jetës është gjuha”.

Kështu shkruan De Rada në një nga veprat e tij më të arrira “Parime të Estetikës”, ku ai bart idetë dhe shqetësimet e tij më autentike, iluzionet dhe thellimet më teoriko-estetike e filozofike…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU