Gazeta amerikane rendit Vjosën në mesin e 52 vendeve që duhen vizituar në 2023

Po kërkoni të planifikoni një udhëtim të bukur këtë vit, por nuk po vendosni dot se ku të shkoni?

Ekspertët e “New York Times” kanë publikuar listën e tyre vjetore të 52 vendeve që duhet të vizitoni në vitin 2023.

Edicioni i këtij viti fokusohet te pyetja pse udhëtojmë, duke vënë theksin tek ushqimi, kultura, aventurat dhe bukuritë natyrore si katër prej elementëve kryesorë që na shtyjnë për të parë botën.

Si të tilla, vendet që ata kanë zgjedhur synojnë të ofrojnë disa ose të gjithë këto elemente – e ndoshta edhe më tepër.

Në mesin e 52 vendeve, media amerikane “New York Times” rendit edhe lumin Vjosa në Shqipëri për të cilin shkruan:

“Mbrojtja e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit të Evropës që ka mbetur i pandërprerë nga digat, nuk ka qenë e lehtë.

Pas një dekade me projekte të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën natyrore të këtij lumi, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat e mbushura me komunitete të vjetra, qeveria shqiptare nënshkroi një angazhim në qershor të vitit të kaluar për të krijuar ‘Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa’.

Realizimi i këtij premtimi, i cili planifikohet të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global për ruajtjen e pasurive natyrore, duke mbrojtur kështu 120 milje nga rruga ujore prej 169 miljesh plot me kanione, e cila buron nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon Shqipërinë deri në detin Adriatik, duke përfshirë edhe degët e saj prej rreth 60 miljesh.

Për udhëtarët, sidomos ata që do të përshkojnë Rrugën e Re të Çiklizmit të UNESCO-s në Shqipëri, e cila kalon përgjatë lumit dhe nëpër vende të Trashëgimisë Botërore, të tilla si qyteti i Gjirokastrës, mbrojtja e Vjosës dhe sistemit të saj lumor, me mbi 1,100 lloje kafshësh, inkurajon zbulimin e vendbanimeve alpine, ku vendasit mirëpresin aventurierët për t’u ofruar një kafe, raki (pije alkoolike vendase) dhe mundësinë për të shijuar kulturën ballkanike, e cila shpesh anashkalohet” (Alex Crevar).

Më poshtë është lista e plotë e vendeve që duhet të vizitoni në vitin 2023, sipas “New York Times”

Londër, Mbretëria e Bashkuar

Morioka, Japoni

Monument Valley Navajo Park Tribal, Arizona

Kilmartin Glen, Skoci

Auckland, Zelanda e Re

Palm Springs, Kaliforni

Ishulli Kangur, Australi

Lumi Vjosa, Shqipëri

Akra, Gana

Tromsø, Norvegji

Parku Kombëtar Lençóis Maranhenses, Brazil

Butani

Kerala, Indi

Greenville, Karolina e Jugut

Tucson, Arizona

Martinikë

Shkretëtira Namib, Afrika Jugore

Hekurudha e Alaskës

Fukuoka, Japoni

Flores, Indonezi

Guadalajara, Meksikë

Tassili n’Ajjer, Algjeri

Kakheti, Gjeorgji

Nîmes, Francë

Ha Giang, Vietnam

Salalah, Oman

Kuba

Odense, Danimarkë

Parku Kombëtar Uluru-Kata Tjuta, Australi

Boquete, Panama

Tarragona, Spanjë

Charleston, Karolina e Jugut

Cayos Cochinos, Honduras

Burgundy Beer Trail, Francë

Stamboll, Turqi

Taipei, Tajvan

El Poblado, Medellín, Kolumbi

Lozanë, Zvicër

Methana, Greqi

Louisville, Kentaki

Manaus, Brazil

Vilnius, Lituani

Macon, Gjeorgji

Madrid, Spanjë

Grand Junction, Kolorado

La Guajira, Kolumbi

Bergamo dhe Brescia, Itali

American Prairie, Montana

Qytetet Lindore, Quebec

New Haven, Konektikat

The Black Hills, Dakota e Jugut

Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë/argjirolajm.net

ObserverKult


Lexo edhe:

LEONARDO DICAPRIO REAGON SËRISH PËR MBROJTJEN E LUMIT VJOSA

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, sërish i ka dalë në ndihmë iniciativës për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri.

DiCaprio i është bashkuar nismës për t’i thënë stop ndërtimit të HEC-eve, rrezikimit të ujit dhe biodiversitetit në zonat përreth këtij lumi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult