Gazetari e “pret në besë”, Elsa Lila braktis e revoltuar intervistën live në emision (VIDEO)

elsa

Një situatë të vështirë ka ndodhur në emisionin “People” ku e ftuar e moderatori Flor Gjini ishte këngëtarja Elsa Lila, me idenë se do të fliste për librin e saj që prezantohej në panair.

Kur ajo ishte duke folur, në ekranin e studios u shfaqën disa nga titujt e mediave online që përkonin me ngjarjet 2-3 viteve më parë, kur ajo u arrestua nga Policia italiane si pjesë e një grupi trafiku italo-shqiptar. Rrjedha e emisionit ndryshoi menjëherë.

“Mund t’i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse ka kaluar kohë deri kur… mos t’i përdorni përsëri këto. Se ndryshe mund të largohem që këtu drejt për së drejti, pa problem”, u shpreh ajo, duke bërë që moderatori t’i kërkonte regjisë heqjen e titujve nga ekrani.

Elsa Lila më pas tentoi t’i drejtohej kameras dhe publikut, por Flor Gjini e i vuri në dukje se ishte ai moderator dhe e vendoste ai se çfarë do të diskutohej.

Biseda e zhvilluar drejtpërdrejt në studio:

Elsa Lila: Mund t’i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse ka kaluar kohë deri kur… mos t’i përdorni përsëri këto. Se ndryshe mund të largohem që këtu drejt për së drejti, pa problem.

Flor Gjini: Regjia mund t’i heq titujt. Fokusohemi te biseda.

Elsa Lila: Po.

Flor Gjini: Zgjodhe që të mos i lexoje ato tituj, t’i shmangeshe

Elsa Lila: Si mund t’i lexoj kur ju akoma i nxirrni, ju akoma po më shisni me këto imazhe, çfarë kuptimi kishte të nxirrje këtë imazh këtu tani?! Kush është kuptimi, kur unë kam ardhur me këtë libër. Cili është kuptimi?! Faleminderit shumë. Meqë jemi drejtpërdrejt, të dashur spektatorë dhe telespektatorë…

Flor Gjini: Jo, të lutem të kthehet kamera te unë. Këtë program, më vjen keq Elsa Lila por e drejtoj unë.
Elsa Lila: Unë doja vetëm të përshëndesja publikun, meqë jemi drejt për së drejti

Flor Gjini: Ne jemi drejtpërdrejt dhe miq ne do të kishim një bisedë me Elsa Lilën. “Mirë se erdhe në Rebibia”, për të diskutuar për ngjarjet dhe librin, sepse ai ishte fokusi. Por Elsa Lila erdhi me vonesë sot. Në intervistën e fundit, ajo ka përmendur se ka qenë e shqetësuar për lajmet, titujt, duke menduar që edhe familjarët e saj i lexojnë këto lajme dhe komentet në rrjetet sociale.
Ne në media bëjmë edhe pasqyrimin për ngjarjet që kanë kaluar dhe besoj që pastrimin e saj shpirtëror Elsa Lila e ka dhënë në ” Mirë se erdhe në Rebibia”. Por ndoshta për të kuptuar më shumë, nëse Elsa nuk i ka lexuar këto tituj dhe me këtë libër ka bërë pastrimin e saj, ka diçka që të shqetëson Elsa?

Elsa Lila: Mund edhe ta mbyllim emisionin, të falenderoj shumë.

Flor Gjini: Faleminderit Elsa Lila që ishe në këtë bisedë në programin “People”. “Mirë se erdhe në Rebibia” është libri i saj në Panairin e Librit.

VIDEO ne timeline 16:10


ObserverKult

lexo edhe:

“Moj e bukura More”, këngën e mirënjohur e interpreton Elsa Lila (teksti dhe kënga)