Gazetari i njohur akuzon Ermal Mamaqin: Është mashtrues

ermal
Ermal Mamaqi

Gazetari i njohur, Flavio Qarri, ka “shpërthyer” ndaj aktorit Ermal Mamaqi. I ftuar, së fundi, në emisionin “Natën me Aulonën”, Flavio u ndal te libri i ri i Mamaqit “Në garë me veten”, duke thënë se ai është “mashtrues” dhe shet sukses pa patur sukses.

“Këta janë mashtrusa. Këta shqiptarët janë ca mashtrusa të jashtëzakonshëm nuk kanë asgjë lidhje me suksesin e suksesshëm. Edhe kush zgjohet në 4 e gjysmë o ka problem me prostatën o me trutë. Jo po dyshi i ftohtë, ik me këto mashtrusa. Sidomos profetët e njohur që shesin sukses pa bërë asgjë ata të suksseshme në jetë, tregojnë si të prodhosh dhe nuk kanë prodhuar asgjë.

Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe çfarë? Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, tha Qarri ndër të tjera, transmeton “tirananews”.

Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi librin e tij “Në garë me veten” dhe në fakt ka marrë reagime të shumta në rrjet.

Flavio Qarri

Lexo edhe:

ERMAL MAMAQI FLET PËR SHERRIN ME IVA TIÇON: MË ERDHI KEQ QË AJO ISHTE SHPREHUR ASHTU…

ObserverKult