Gazetari nga Tirana fyen kosovarët: Ju nuk përdorni vajin e ullirit, ende jeni te pleskavicat dhe lakrat

bledi mane

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, ka fyer kosovarët në emisionin “E Diell” në Top Channel.

Në debatin televiziv ku po merrnin pjesë Alfred Cako, Bledi Mane, Ina Kollçaku dhe në lidhje live Milaim Zeka, është diskutuar për festivalin Sunny Hill.

Por, debati eskaloi nga Bledi Mane.

“Ju nuk përdoni vajin e ullirit, ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka thënë ai.

I menjëhershëm ishte gazetarit nga Kosova, Milaim Zeka.

“Kjo çka thua ti është një puro racizëm dhe një puro hajvanillak”, i ka thënë Zeka – Manes.

Debati mes tyre ka vazhduar edhe më tutje.

Ofendimin e gazetarit Bledi Mane mund ta ndiqni duke klikuar KETU, nga minuta 39.

ObserverKult

Lexo edhe:

FILMI I PARË SHQIPTAR “TANA” RISHFAQET I RESTAURUAR, TINKA KURTI: NË XHIRIME NUK E DIJA Ç’BËJA, ISHTE FAT QË U ZGJODHA

tinka kurti bledi mane

Është shfaqur në Arkivin Qendror Shtetëror filmi i parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”, tashmë i restauruar. I xhiruar më 1957 me regji të Kristaq Dhamos, roli kryesor, ai i Tanës, interpretohet nga Tinka Kurti, e cila e kujton kështu më se 60 vjet më vonë njohjen me regjisorin Dhamo.

“Puna e filmit është rastësi. Unë isha ulur në një tavolinë me një koleg dhe shoh disa veta që e rrethonin Kristaq Dhamon. Ju them, kush është ai, Shuberti? Më thonë është një artist që ka mbaruar studimet në Budapest.

Kristaqi erdhi te unë dhe më tha me ty do xhiroj filmin e parë shqiptar dhe e mbajti fjalën. Po kanë qenë shumë tramvaje. Më e mira nuk isha sepse kishte femra të bukura shumë, që kishte mundësi t’i merrte se në film kishte aktor të mëdhenj si Naim Frashëri, Kadri Roshi”, thotë aktorja.

Ajo kujton edhe rininë e saj.

“Tanën e kam luajtur pa e ditur mirë se çfarë po bëj. Isha vajzë e re, mbase edhe jo aq e re se e kisha një fëmijë. Por shkova atje dhe ishte një arë e madhe. E korra arën dhe më pas, më vunë në gomar dhe luajta rolin”, thotë Tinka Kurti.

Tekstin e plotë mund ta ndiqni KETU

ObserverKult