Gazmend Bërlajolli: Sot fëmijët po mendojnë anglisht, jo shqip!

Gazmend Bërlajolli
Gazmend Bërlajolli

Nga Gazmend Bërlajolli

Pasurimi me anglicizma, sa kohë është fjala për nocione që vijnë bashkë me teknologjinë, nuk është problemi. Vërtet nuk është veç kultura jonë e vetmja që po i përqafon fjalët si “webinar” “podcast”, “online” bashkë me shkrojtësinë origjinale.

Problemi është se kjo moda e pasurimit me anglisht nuk do të mbetet e kufizuar vetëm te nocionet e reja.

Sot, fëmijët (jo veç në Prishtinë; interneti është kudo) herët po e kapin anglishten, e madje po e kthejnë në gjuhën me të cilën mendojnë. Ajo madje po u konsolidohet mirë ende pa u përballë këta me shkollën, d.m.th. pa u vetëdijësu se shqipja standarde dallon nga ajo e rrethit shoqëror.

Nga ana tjetër, njohjet e shqipes nuk po i thellojnë me lexime, pra që ta zotërojnë përtej nivelit bisedor dhe fjalëve të përditshmërisë. Kjo po ka ndikimin shtesë që edhe fjalët shqipe që ekzistojnë, por që nuk vetofrohen në atë leksikun e mirënjohur prej dy-tre mijë fjalëve sa thuhet se fut në punë përditshmëria, po bien pre e kësaj mode.

Fjala vjen, do nxënës po më shkruajnë fjalë si ‘mortali’ (vdekatari) ose ‘pristesa’ (priftëresha), se thjesht nuk ua dinë barasvlerat në shqip.

Pyetjes se a duhet “online” apo “onllajn”, ia ka dhënë përgjigjen vetë përdorimi. Njësoj edhe me emrat e përveçëm. Madje, praktika tjetër, që po ashtu nuk mundet me u zhbi, është se emrat që në origjinal shkruhen me alfabete jolatine (kinez, japonez, arab, cirilik…), po ashtu po i shkruajnë në anglisht, duke qenë se këta po vijnë kryesisht nëpërmjet lajmit ndërkombëtar, i cili po përkthehet nga anglishtja.

Shih do matje interesante me Google. Me i futë fjalët e përkthimit në thonjëza, Google ta gjen frazën identike me atë që po kërkon. Mbapa saj fjalën ‘është’ e shtova si një fjalë shumë të shpeshtë dhe njëherësh kombimin shkonjash krejt të veçantë të shqipes, me çka gjetjet i kufizoj në shqip:
“Volodimir Zelenski” është – 17.600 gjetje
“Volodymyr Zelensky” është – 459.000 gjetje

ObserverKult

Lexo edhe:

GAZMEND BËRLAJOLLI: MËSUESJA