Pas ndërhyrjes së parë urgjente në një prej spitaleve private të Tiranës, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka treguar mbrëmë për “Iconstyle” se ai i është nënshtruar edhe ndërhyrjes së dytë në kokë.
“Momentalisht, Genci ndodhet në sallën e operimit ku në proces e sipër do t’i bëhen edhe dy hapje të tjera në kokë, për shkarkimin e edemave”, transmeton iconstyle.al.
Teksa shpresojmë që operacioni të shkojë mirë dhe gjendja e tij të stabilizohet sa më shpejt, në GoFund Me mund ta gjeni llogarinë, për këdo që dëshiron të kontribuojë për artistin, familja e të cilit ka kërkuar përulësisht ndihmën e shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira.
“Iconstyle” mëson se operacioni i parë shkoi mirë dhe gjendja e aktorit ka qenë e qetë, deri në këtë operacion të dytë, pritet të ndihmojë më tepër gjendjen e Fugës.
Kjo është adresa në Gofund me për ndihmë aktorit: https://www.gofundme.com/f/ndihme-per-genci-fuga-aktor-i-teatrit-shqiptar
ObserverKult
Lexo edhe:
GENCI FUGA NË GJENDJE KRITIKE SHËNDETËSORE, ENI JANI KËRKON NDIHMË
Aktori Genc Fuga është në një gjendje të vështirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka rrëfyer se aktori ka pësuar një goditje në tru.
Si pasojë, ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale por nevojitet ndihmë financiare. Jani iu ka kërkuar punonjësve të RTSH një kontribut minimal për të mbledhur shumën prej 19 mijë Euro për operacionin
“Nuk qenka e lehtë por në këto momente e kam domosdoshmëri.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult