Artistët të pasqaruar! Kjo ishte “protesta” e artistëve të pranishëm në “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.
Në kulmin e bisedës, Ermali shtron çështjen mes tyre se duhej sqaruar edhe ajo pjesë e ndjekësve që hallin parësor kanë bukën e gojës e që nuk e kuptojnë që është njëjta situatë për këngëtarët, muzikantët, aktorët etj.
“Në këtë vend ka një injorancë shumë të madhe që thotë” unë s’kam me ça të ha bukë ti më flet mua për artistët?””, tha Ermali në bisedë.
Në këtë moment akademiku dhe aktori Genci Fuga mori fjalën duke i dhënë përgjigje si më poshtë:
“Është një shprehje në Shqipëri, në rast se fshati digjet…, ajo krihet! Në fakt nuk e kuptojnë që shumica e artistve janë në krahun e asaj që krihet. Ç’të bëj? Mirë që është ajo. Të presim edhe të mari kovat e të shkoj të fiki zjarrin? Dreqi e mori fshati duhet të bëj këtë”.
Të pranishmit Aurel Thellimi, Margret Radovani dhe Genci Fuga pasqyruan në mënyrë të detajuar pse janë lënë në harresë nga qeveria, qysh me fillimin e pandemisë, deri në ditët e sotme.
Sipas Gencit, masa kaq të gjëra të një ligji për të tërë janë kundër qytetarisë dhe artit./(kohajone)