Genci Fuga iu nënshtrua një operacioni të vështirë, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Genci Fuga

Ditë më parë aktori i njohur, Genci Fuga iu nënshtrua një operacioni të vështirë, pasi pësoi një goditjeje cerebrale.

Referuar miqve të aktorit gjendja e tij është e qëndrueshme, por mjekët po monitorojnë ecurinë të paktën derisa të kalojnë 48 orë nga ndërhyrja që cilësohen edhe orët më të rrezikshme.

Pedagog në Universitetin e Arteve dhe aktor, Fuga pësoi goditje të shtunën ndërsa bashkëshortja e tij, aktorja e regjisorja Eni Jani, bëri thirrje publike në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh  të nevojshme për ndërhyrjen në një spital privat.

Në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga Eni Jani, shuma e kërkuar u sigurua madje u mblodhën 43 mijë nga dhurimet përmes aplikacionit ‘gofundme’.

Rreth 1200 qytetarë kontribuuan për shërimin e Fugës, mes të cilëve artistë, kolegë aktorë dhe personazhe publike në shuma të ndryshme.

Po atë mbrëmje aktorja Eni Jani njoftoi mbledhjen e shumës ndërsa falënderoi miqtë e publikun për mbështetjen dhe ndihmën monetare. Po ashtu falënderoi mjekët që kryen operacionin./ panorama.com

ObserverKult


Genc Fuga

Lexo edhe:

GENC FUGA U OPERUA PËR 19 MIJË EURO NË SPITALIN AMERIKAN, DEPUTETJA GJERGJI: MAKABËR T’I THUASH PACIENTIT VDIS NËSE NUK I KE LEKËT

Deputetja demokrate Zheni Gjergji ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga. Sipas saj Fuga duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan.

Zheni Gjergji shkruan se është makabër t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit, ti do duhet të vdesësh.

Gjergji thotë se qytetarët shqiptarë e kanë të papërballueshme të paguajnë pagesat e larta të privatit për disa shërbime. Shërbime këto që nuk janë pjesë e QSUT.          

“Është poshtërsi. Sjellje makabre t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit ti do duhet të vdesësh.

E padëgjuar në asnjë vend të botës. Është kriminale në fakt.

Rasti i fundit, i publikuar mbrëmë duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne. Ky shërbim urgjence duhet të jetë pjesë e shërbimeve të QSUT-së .

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult