Genci Fuga: Mezi pres rrogën, çdo muaj fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave

Aktori i njohur shqiptar, Genci Fuga, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku shpjegoi për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren me të cilën janë njohur nëpërmjet serialit ‘Njerëz dhe Fate’.

– Cila është prova më e madhe e dashurisë që ti i ke dhënë gruas tënde?

Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.

– Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?

Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

GENCI FUGA: FSHATI DIGJET, POR SHUMICA E ARTISTËVE JANË NË ANËN E ASAJ QË KRIHET

Artistët të pasqaruar! Kjo ishte “protesta” e artistëve të pranishëm në “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.

Në kulmin e bisedës, Ermali shtron çështjen mes tyre se duhej sqaruar edhe ajo pjesë e ndjekësve që hallin parësor kanë bukën e gojës e që nuk e kuptojnë që është njëjta situatë për këngëtarët, muzikantët, aktorët etj.

“Në këtë vend ka një injorancë shumë të madhe që thotë” unë s’kam me ça të ha bukë ti më flet mua për artistët?””, tha Ermali në bisedë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU