Gentian Zenelaj: Para 28 dhjetorit 2020 mendoja që isha i pathyeshëm, jeta të përplas me shumë forcë…

Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan ka treguar se pas 28 dhjetorit të 2020, ku humbi dhe babain e tij nga Co vid-19, ka marrë një mësim shumë të mirë për jetën. Nëse dikur mendonte se ishte i pathyeshëm, tani ka zbuluar se nuk është i pathyeshëm.

– Mesa kuptoj tek çështjet familjare je më emocional, duket sikur ke marrë një mësim shumë të madh.

Gentian Zenelaj: Para 28 dhjetorit 2020 mendoja që isha i pathyeshëm, pastaj kuptova që s’jam i pathyeshëm, kuptova që jam shumë vunerabël dhe jam shumë jo në aspektin personal, në aspektin kur dëmtohen familjarët e mi apo dëmtohen njerëzit që unë dua dhe kuptova që jeta ndonjëherë të përplas me shumë forcë, por njeriu duron.

Ne në veri kemi një shprehje “ja dha gurit nuk e mbajti, ja dha njeriut, ja mbajti. Jeta vjen prapë, jeta rilind, pas kësaj kthehesh dhe i jep vëmendje familjarëve të tu të cilët kanë shumë nevojë për këtë gjë.

Në këtë aspekt kuptova që nuk ka shumë kohë dhe koha e harxhuar duke mos bërë asnjë gjë, është një kohë e humbur dhe e shfrytëzova 2021 dhe 2022, kalova një Vit të Ri të mrekullueshëm në 2022.

I mblodha familjarët e mi në Korçë dhe bëmë një Vit të Ri të mrekullueshëm, rigjetëm njëri-tjetrin, filluam ta trajtojmë vetën pak si fëmijë, u bashkua dhe një herë, aty kishte fëmijë, por u bëmë edhe ne fëmijë, pra kam filluar t’i vlerësoj shumë këto gjëra sepse jeta është e shkurtër, por nëse di ta jetosh mirë, mund të bëhet shumë e gjatë./tvklan.al


Lexo edhe:

GENTIAN ZENELAJ TREGON DRAMËN NË FAMILJEN E TIJ: NËNA IME KA HUMBUR NJË FËMIJË KUR ISHTE 17 VJEÇE

ObserverKult