Gazetari dhe moderatori, Gentian Zenelaj, ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit, ku qëndroi për 14 ditë për të marrë trajtim mjekësor ndaj COVID-19.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Zenelaj tregon se tashmë është shëruar nga sëmundja e rëndë që i mori edhe njeriun e shtrenjtë, babain e tij.
Po ashtu ai i shpreh mirënjohjeje të gjithë mjekëve që u kujdesën për të. “Falënderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm, i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”, shkruan ai mes të tjerash.