Zot dhe mbret me hak,
Hallin tonë a ta kanë thënë?
Të hënën hëngrëm pak,
Të martën ngelëm pa ngrënë.
Të mërkurën na u grin zorrët,
Të enjten na luajtën trutë e kresë;
Kurse të premten – të gjorët –
Desh vdiqëm urie, për besë!
Ndaj të shtunën fol e tundi
Të pjekin bukë me lezet –
Se të dielën erdhi fundi
E do të të hamë ty, o mbret!
Përktheu: Kujtim Shabani