Libri monumental i George Orwell, romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm.Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin që të kontrolloj dhe të shtyp individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen në shumë kontinente.
Në vazhdim ju sjellim një fragment nga ky roman:
“Pushtet do të thotë të shkaktosh dhembje dhe poshtërim. Pushtet do të thotë t’i çmontosh mendjet njerëzore e pastaj, gjate rimontimit, t’i japësh instrumentit formë të re.
Hë, e kupton ndopak se ç’lloj bote po krijojmë?
Qytetërimi ynë është ngritur mbi urrejtje. Në botën tonë nuk do të ketë ndjenja të tjera veç frikës, zemërimit, triumfit dhe vetëposhtërimit. Gjithçka tjetër do të shkatërrohet…Në të ardhmen… nuk do të ketë kureshtje apo gëzim të jetës.
Gjithë kënaqesitë konkurruese do të shkatërrohen. Por gjithmonë… pushteti gjithmonë ka për të qenë dehës vazhdimisht në rritje e vazhdimisht më i rafinuar. Përherë, në çdo cast do të ekzistojë drithma e fitores, ndjenja e shtypjes së një armiku të pafuqishëm. Nëse do një imazh të së ardhmes atëherë përfytyro një çizme të ngjeshur në fytyrën e dikujt – përjetësisht…”./ ObserverKult