Poezi nga Gëte
Dikur në Tulë një mbret na ishte
Besnik gjer në vdekje ndër mbretër më i miri
E dashura e tij në agoni tek vdiste
Kujtim i la një kupë floriri
Asgjë më të shtrenjtë s’kish se kjo kupë
Që e adhuronte shumë
kur kujtonte ah të bukurën çupë
Pinte e lotët i rridhnin lumë
Për mbretin plak erdhi dita për gjykim
E mblodhi njerëzit kudo nëpër qytete
Po u lë çfarë kam tha, trashëgim
por këtë kupë do ta mbaj për vete
E ja në ballë në gosti të shtruar
Fisnikët i rrinë pranë mbretit
Në holl të lartë nga etërit trashëguar
Në kështjellë në breg të detit
E u ngrit në këmbë sarhoshi plak
E ngriti kupën – të fundmen i ngushëlluar
Dhe e flaku tej me sa fuqi që pat
përmbi valë të detit shkumëzuar
E pa tek mbushej kupa pak nga pak
E tek zhytej dalëngadalë në det
E mbylli sytë e vdiq pra mbreti plak
e nuk piu kurrë më ky ashik i shkretë.
Shqipëroi: Servet Bytyçi
ObserverKult
Lexo edhe:
GËTE: NJERIU ME VLERA NDIHET NË SIKLET KUR VLERËSOHET NGA BUDALLENJTË
Johan Volfgang Gëte ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij Gëte është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani. Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në analet e letërsive të tjera evropiane.
Johan Volfgang Gëte lindi më 28 gusht 1749 dhe u nda nga jeta me 22 mars 1832.
Si njeri me dije enciklopedike, si mendimtar origjinal, dijetar i shquar dhe njohës i hollë i artit u bë një nga figurat më të mëdha të kulturës gjermane, që do të rrezatojë një humanizëm të thellë deri në ditët tona.
Kuptimin e jetës e gjente tek dashuria e madhe për punë e dituri, veçmas në krijimtarinë artistike. Kështu mëson edhe veprat e tij letrare, e cila mbi të gjitha ngërthen ide që frymëzojnë për respektimin e kultit të punës, të aktit krijues dhe të dashurisë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU