Stomatologu Getoar Hoxha është shpallur studenti më i mirë për vitin 2024 nga Global Institute For Dental Education në Implantologji dhe Rigjenerim kockor.
Hoxha në një postim në Facebook njofton se me përfundimin e Masterit klinik në Implantologji dhe Rigjenerim kockor në Los Angeles, California, fitoi edhe vendin e parë si studenti më i mirë në botë për vitin 2024 në këtë program nga Global Institute For Dental Education.
“Sot përfundova ciklin e Masterit klinik në Implantologji dhe Rigjenerim kockor në Los Angeles, California dhe fitova vendin e I-rë si studenti më i mirë në botë për vitin 2024 në këtë program.
Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësinë të ndaj këtë rrugëtim së bashku me kolegë të talentuar dhe punëtore nga Australia, Kina, Evropa dhe Amerika. Ëndrrat bëhen realitet nëse punon për t’i realizuar ato. Pafundësisht falënderues për secilën mundësi!!..”, shkruan Hoxha, raporton Telegrafi.
gIDE (Global Institute for Dental Education) është institut që është themeluar 20 vjet më parë në Los Angeles, California, i akredituar nga nga ADA – CERP (American Dental Association Continuing Education Program Recognition) që ofron programe te Masterit të përpiluara nga profesor eminent të fushës së stomatologjisë, në veçanti të fushës së Implantologjisë, Paradonotologjisë dhe Kirurgjisë orale.
ObserverKult
Kliko edhe: