Gëzim Tushi: Tinka Kurti nuk është azilante, por një kliente që paguan për shërbimin dhe trajtimin e saj

Aktorja e madhe, Tinka Kurti, ka zbuluar së fundi se jeton në një qendër rezidenciale për trajtimin e të moshuarve në periferi të Tiranës.

Me anë të një videomesazhi që u transmetua në “Big Brother Albania VIP 4”, për aktorin Laert Vasili, ajo ka rrëfyer se tashmë jetonte në këtë qendër, duke kujtuar dhe aktoren tjetër të madhe, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë.

“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur”, deklaroi e madhja Tinka Kurti.

Por për të kuptuar më shumë mbi arsyet se pse fëmijët i braktisin familjarët e tyre duke i akomoduar në këto institucione, i ftuar në një intervistë në “Ora News” ishte sociologu Gëzim Tushi.

Problemi është kompleks dhe mbase ngjarja me aktoren e madhe Tinka Kurti shërbeu si moment për të hapur një temë shumë të rëndësishme për shoqërinë shqiptare në kohën e sotme.

Është një presion i madh demografik që na detyron ta trajtojmë temën e të moshuarve dhe trajtimin e tyre qoftë në rrafshin familjar, qoftë në institucionet e azileve, ditore apo të përhershme.

Fakti që numri i të moshuarve është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, ku kemi 730 mijë të moshuar që jetojnë me familjarët e tyre dhe disa prej tyre jetojnë të vetmuar si shkak i emigracionit dhe ikjes së fëmijëve të tyre, apo disa të tjerë që kanë qenë fatkeq në lidhjet e tyre bashkëshortre, apo siç është rasti shumë fatkeq i artistes tonë të madhe që ka humbur djalin e saj të vetëm dhe për pasojë mbeti e pashpresë dhe zgjidhja përfundimtare ishte trajtimi i saj në qendrën rezidenciale të të moshuarve.

Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është përdorimi i termit pezhorativ “azil”, kjo është e tmerrshme dhe fatale për një të moshuar, se sa përdorimi i këtij termi shumë të shëmtuar e shumë diskriminues.

Nuk janë azile, por aty trajtohen të moshuarit si klientë, ata janë pjesë e një strukture sociale e një shërbimi të një institucioni të specializuara që në një farë mënyre mundohen të zëvendësojnë familjen biologjike”, u shpreh sociologu Gëzim Tushi./oranews

ObserverKult


Lexo edhe:

TINKA KURTI NË AZIL PLEQSH/ MOS DERDHNI “LOT KROKODILI”, VEPRONI- T’I RUAJMË NJERËZIT TONË TË MËDHENJ