Gëzohu dhe shërohu, bija ime…kërce, vallëzo, këndo…

Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me dritën e diellit dhe rrezet e hënës. Me tingujt e lumit dhe të ujëvarës. Me valët e detit dhe fërfëllimën e krahëve të zogjve.

Nga Maria Sabine

Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me gjethet e mentës dhe të mendrës, të mëllagës dhe të blirit. Freskohu me aromë livande, rozmarine dhe kamomili.
Përqafohu me frutën e kakaos dhe me një degëz kanelle. Duaje çajin në vend të sheqerit dhe pije atë duke parë yjet.
Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me përqafimet e erës dhe me puthjet e shiut. Forcohu me këmbët zbathur në tokë dhe me gjithçka që ka lindur prej tokës.
Bëhu më e shkathët çdo ditë, duke mprehur intuitën dhe duke parë botën me sytë e ballit.
Kërce, vallëzo, këndo, që të jetosh më e lumtur.
Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me dashuri të shëndetshme dhe mos harro se je grua.

Përktheu: Bajram Karabolli

Lexo edhe:

Din Mehmeti: Këndo ose vdis pa klithmë!