“Gishti i vdekjes”, fenomeni që vret gjithçka që prekë

gishti i vdekjes

Një video e Youtube ku shihet një fenomen nënujor që vret organizmat në fund të detit të akullt të Antarktidës, është bërë virale. Fenomeni po quhet “gishti i vdekjes”.

Një një brinik apo stalaktit i akullt -gisht i akullt që zbret ngadalë në fund dhe ngrin gjithçka që prek.

Pra, nuk bëhet fjalë për asgjë të natyrës paranormale, por për një fenomen të pazakontë nënujor që është i pranishëm në thellësitë e Oqeanit.

Fjala brinik është një kombinim i dy fjalëve angleze – brine (kripë) dhe icicle (akullt).

Gishti i akullit udhëton nga shtresa e akullit drejt fundit, procesi i ngrirjes nxjerr kripën dhe krijon ftohtësi intensive. Ujë i kripur nuk mund të ngrihet për shkak të përqendrimit të lartë të kripës, kështu që zhytet në fund.

Uji i kripur i koncentruar është i ftohtë dhe ngrin ujin e detit përreth. Formon pastaj një formë tubi me një mur të brendshëm, që shkrihet vazhdimisht dhe një mur i jashtëm që ngrin vazhdimisht dhe udhëton në fund duke formuar një stalaktit të akullt.

Ky proces kompleks u regjistrua për herë të parë gjatë viteve gjashtëdhjetë dhe kamera e filmoi për herë të parë në vitin 2011.

Origjina e këtij fenomeni, pavarësisht nga të gjitha njohuritë e deritanishme, ende nuk është shpjeguar plotësisht, shkruan Guardian.

Një stalaktit akulli mund të ketë një diametër prej 25 centimetra dhe rritet disa metra në ditë. Pasi godet tokën, fillon të zgjerohet si një shtresë akulli e ngjitur në fund.

Zgjerimi i kësaj sipërfaqeje është aq i shpejtë sa mund të kapë yllin e detit, iriqin dhe organizma të tjerë të ngadaltë detarë, duke i zënë në kurth dhe duke i ngrirë në vend. /Telegrafi/

ObserverKult

Kliko edhe:

REVOLTOHET ROBERT ALIAJ: “EKRANET SHQIPTARE PROMOVOJNË TALLAVA… LIHET ANASH AI QË E MERITON”

robert aliaj

Robert Aliaj Dragot, komenton ngjarjet e fundit në Big Brother Vip Albania. Cili është opinioni i tij për lojën në BBV, personazhi më pragmatist aty, më kritiku, më i forti, më inteligjenti dhe kush mund të fitojë…

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv i ftuar ishte Robert Aliaj, artisti kontrovers që ka konkurrent të birin, Kristin, në Big Brother Vip Albania.

”Ne kemi modele tallavaje që janë pasqyrë e kësaj shoqërie dhe që nuk thonë asgjë. Pra, nuk promovojnë djalin dhe vajzën e mençur, të talentuar.

Kjo ndodh pasi që ekranet shqiptare janë futur në një vorbull antivlerash”. Kështu e nis kështu intervistën artisti.

I pyetur nga moderatorja për fituesin e Big Brother Vip Kosova, Roberti tha:

”Figura që nuk përfaqësojnë asnjë vlerë për shoqërinë, promovohen në ekrane dhe janë antimodele për mendimin tim”.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult