Dhimbja kërrus edhe heronjtë, ata që i kemi parë gjithnjë si kreshnikë malesh, Mujin e Halilin.
Kështu vijnë trimat e eposit tonë në korridorin e Akademisë së Arteve në Tiranë. I riu Euro Rrasa ka humbur miqtë e tij në një aksident rrugor dhe gjama është ekspozita që sjell si manifestim i humbjes së tyre.
Nuk janë vetëm personazhet e eposit që vajtojnë për këtë gjëmë, por edhe personazhet e Kadaresë. Dy plaka nga qyteti i gurtë, por edhe Kostandini bëhet pjesë e kësaj ekspozite të veçantë.
Euro është vetëm 21 vjeç dhe ekspozon për herë të parë. Ai vjen nga një shkollë e mesme e përgjithshme. Ka vetëm pak vite që i dedikohet skulpturës, por ndjesia ia veshi këto vepra me një mesazh e thirrje të ndjerë./a2news.com