Gjashtë libraritë më të vjetra në botë

Sot, blerja e librave shpesh nënkupton shfletimin e faqeve në internet, zgjedhjen e një libri të formatit digjital, dhe shtypjen e butonit “Shkarko”. Mirëpo, ky është një proces i panjohur për blerësit e shekullit të kaluar. Mundësia e tyre e vetme ishte kontrollimi i rafteve me libra dhe blerja e kryeveprave në libraritë tradicionale.

Megjithëse librat e formatit elektronikë kanë sjellur të ardhura rreth 3.2 miliardë dollarë nga shitjet, “shteti i nderuar” i librave fizikë është ende gjallë dhe po mbahet mirë. Në fakt, sot ka më shumë librari në botë se që kishte në vitin 1930. Vetëm në Shtetet e Bashkuara janë rreth 10 mijë librari.

Por, le të udhëtojmë në kohë dhe të bëjmë homazhe nëpër libari, duke u ndalur te gjashtë libraritë më të vjetra në botë.

6. Argosy Books

Argosy Book është një thesar për libradashësit amerikanë, të cilëve ju pëlqejnë historitë e pasura dhe botimet e rralla. Ky dyqan familjar është një institucion në mesin e librarive në SHBA, dhe sot funksionon si biznes.

E themeluar në vitin 1925 nga Lewis Cohen në Nju Jork, kjo librari i ka mbijetuar tri lëvizjeve dhe tri gjeneratave të familjes. Fillimisht ishte vendosur diku në Avenunë e katërt në Nju Jork.

Coheni vendosi ta emërtonte The Argosy, në mënyrë që të shfaqej në faqet e para të blloqeve me numra të telefonit. Dhe ishte një zgjedhje e mirë. Për vite me radhë, në mesin e klientëve besnikë të librarisë ishin edhe Benjamin Franklin, Jacqueline Kennedy dhe Presidenti Bill Clinton.

Kjo oazë e letërsisë është e specializuar për shitjen e botimeve të rralla amerikane, objekteve të çmuara të historisë së ShBA-së dhe teksteve mjekësore. Megjithatë, gjithçka duke filluar nga kartolinat e deri te botimet e parë të librave më të shitur të Nju Jorkut mund të gjenden këtu.

The Argosy pësoi dëme të mëdha në vitin 2012 si pasojë e shkatërrimit të një ndërtese fqinje gjatë uraganit Sandy. Tullat e shkëputura nga ndërtesa ranë në çatinë e librarisë, duke shkatërruar dy kate me thesare amerikane, përfshirë edhe letrat e Kongresit të nënshkruara nga Thomas Jefferson. Një vit më vonë, libraria u revonua tërësisht. Gjashtë katet e saj të mbushura me histori, art dhe letërsi, vazhdojnë t’i mahnisin vendasit dhe turistët, të cilët menjëherë kthehen në klientë.

5. Morpurgo

Morpurgo hapi dyert në korrik të vitit 1860. Kjo library lindi si ide e intelektualit kroat Vid Morpurgo. Kjo library ishte menduar të jetë si “sheshi i njerëzve” të Split-it (vendi i origjinës së kësaj librarie).

Vid Morpurg ishte një “lloj njeriu” i Rilindjes, kështu që ishte normale për të që të themelonte qendrën intelektuale të qytetit të tij. Ai jo vetëm që mblodhi dhe shiti tekste nga mbarë Europa, por mbajti edhe takime ditore në librari, gjatë së cilave mblidheshin intelektualët e qytetit dhe diskutonin mbi çështjet aktuale në rajon. Mikëpritja e Morpurgos, duke përfshirë edhe dhomën e leximit, ishin të rëndësishme, sepse atëkohë nuk kishte librari tjera në Kroaci.

Në vitin 1862, Morpurgo e shfrytëzoi librarinë për të lansuar gazetën “Il Nazionale”. Kjo ndikoi në reputacionin e tij, duke e bërë të njohur si letrari i Dalamcisë. Për vite me radhë, Vidi ndërtoi një rrjet të madh të furnizuesve letrarë, mes të cilëve rreth 70% ishin të huaj. Në vitin 1918, libraria Murpurgo kishte 406 furnizues letrarë. Po atë vit, në librari filluan të shiteshin tekste në gjuhën angleze nga Londra dhe ShBA, përpos zgjedhjes së pasur të librave nga Italia, Franca, Europa Lindore, Vjena dhe Gjermania.

Pas vdekjes së Vidit në vitin 1911, disa anëtarë të familjes e morën përsipër librarinë. Në vitin 1947, libraria u mor nga Shteti Sovjetik. Pas pavarësisë së Kroacisë nga shteti komunist, libraria u privatizua edhe një herë dhe u emërtua Luka Botic. Në vitin 2017, libraria u mbyll, një vendim që pikëlloi dashamirët e letërsisë në këtë qytet.

4. Librairie Galignani

Libraria Galingnani është libraria më e vjetër në një vend europian, jashtë Britanisë së Madhe. E themeluar nga familja Galignani si pjesë e “perandorisë” së botimeve të tyre, kjo librari ishte një zgjerim i shtëpisë botuese në Rrue Vivienne. Arkitektura e mrekullueshme dhe shërbimet në gjuhën angleze, tërhoqën shumë emigrant amerikanë e anglezë, po ashtu edhe intelektualë nga Parisi dhe artistë. Elita e librarisë takohej rregullisht në njërën nga dy dhomat që ndodhej brenda në dyqan.

Familja Galignani filloi ta botonte një gazetë ditore, me anë të së cilës solli edhe më shumë klientë në librari. Në vitin 1856, libraria u zhvendos për herë të parë, në lokacionin aktual, në Rue de Rivoli. Libraria ndodhet mes Muzeut të Luvrit dhe La Place de la Concorde.

3. Hatchards

Hatchards është libraria më e vjetër në Mbretërinë e Bashkuar. E themeluar në Londër, në rrugën e famshme Piccadilly nga biznesmeni John Hatchard, kjo libraria u mbijetoi dy lokacioneve dhe disa pronarëve.

Libraria Hatchard nisi nga një koleksion i vogël por i çmuar i librave, nga një librashitës i njohur i  shekullit 18, Simon Vandenbergh. Libraria grumbulloi një gamë të gjerë të letërsisë britanike dhe të huaj, duke filluar nga klasikët e deri te bestseller modernë.

Htachard po ashtu është një institucion i preferuar nga mbretëria në UK.

Për më shumë se dy shekuj, shitjet kanë lulëzuar dhe Hatchards ka shijuar suksesin në njërën prej rrugëve më të famshme të Londrës. Është zhvendosur vetëm njëherë në lokacionin e përhershëm në rrugën 187 Piccadilly. Në vitin 1956, librarinë e mori kompania William Collins, Sons. Më vonë, tregtari letrar i njohur si Pentos, e bleu atë në vitin 1991. Pas tij, libraria ra në duart e kompanisë Waterstones, dhe që atëherë është në pronësi të tyre edhe sot.

Në vitin 2014, Hatchards hapi një pikë të dytë në St. Pancras International. Dyqani i ri, pak më i vogël se i pari, ndodhet afër “Fortnum & Mason”, duke bërë që interesat e përbashkëta në bizneset e tyre të lulëzojnë.

2. Moravian Bookshop

Libraria Moravian, e vendosur në qendër të Betlehemit historik. Është libraria më e vjetër në ShBA që ende vazhdon funksionin e vet. I ka mbijetuar dy zhvendosjeve, përfshirë edhe atë në lokacionin e parë.

Në vitin 1745, Samuell Powell, pronar i kishës së Crown Inn, mori detyrën ta drejtonte një librari për Kishën Moravian. Megjithëse në fillim libraria shiste vetëm tekste me përmbajtje fetare, shumë shpejt u zgjerua duke shitur edhe tekste jo fetare.

Kjo kishë po ashtu kishte një ndërtesë në Betlehem. Libraria u zhvendos atje në vitin 1871. Prej atje, libraria ishte më e afërt me kishën se më parë.

Kur libraria kaloi në duart e Kolegjit Moravian, vendi iu ndërrua edhe një herë. U zhvendos disa blloqe tutje nga qendra e botimeve te rruga kryesore.

Libraria u bë e shquar për Yllin Moravian, që ishte donacion i një fabrike gjermane në vitin 2013. Ylli ishte dhuruar për kambanën e kishës. Ky yll është i gjatë 6 ft (rreth 1.8 metra) dhe përmban 26 pika, duke u bërë një ndër simbolet më të njohura në vend.

1.Bertrand Bookstore

E ndodhur në zemër të Lisbonës, libraria Bertrand po ashtu njihet si “Livraria Bertrand”.  Kjo librari u hap nga Pedro Faure, që më vonë ua shiti dyqanin vëllezërve Bertrand. Kjo librari mban titullin e librarisë më të vjetër në botë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness.  Sot, Bertrand përfshin një zinxhir të librarive nëpër Portugali.

Libraria filloi në një dyqan të vogël në zemër të Rua Direito do Loreto. Arkitektura e ndërlikuar dhe koleksioni i madh i literaturës botërore, tërhoqi autorë të shquar portugezë, sikurse Alexandre Herculano, Eca de Queiros dhe Oliveira Martins.

Në vitin 1755, lokacioni i parë i librarisë u shkatërrua nga një tërmet që “rrafshoi” një pjesë të mirë të Lisbonës. Pas kësaj tragjedie, dhëndrri i Faure-s, e hapi librarinë në lokacionin e dytë në Capela de Nossa Senhora das Necessidades.

Dhëndrri ishte Pierre Bertrand, një shitës francez i librave me të cilin Faure arriti një marrëveshje partneriteti, përpara se Pierre të martohej me vajzën e Faure-s. Para tërmetit, vëllau i Pierre-s u bashkua në këtë biznes dhe ishte ai i cili e mori përsipër librarinë në lokacionin e dytë. 18 vite pas ristabilizmit të librarisë, vëllezërit Bertrand e zhvendosën përsëri në Rua Garret, ku ndodhet edhe sot.

Vendi i letrave dhe kopertinave të forta në botën digjitale është mbrojtur nga adhurues të librave në mbarë botën. Por libraritë e pavarura dalngadalë po i mbyllin dyert e tyre. Sidoqoftë, vetë fakti që shumica e librarive të përmendura në këtë listë, ende funskionojnë dhe kanë sukeses, është një shpresë për të ardhmen e librave tradicionalë./Burimi: Oldest.org, në shqip: ObserverKult