Jemi lindur për të dashuruar: Dashuria është një sëmundje e pashmangshme…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit britanik, Benjamin Disraeli:

Magjia e dashurisë së parë qëndron në faktin se nuk e dimë që mund të mbarojë.

Jemi lindur për të dashuruar: ky është parimi i ekzistencës dhe qëllimi i saj i vetëm.

Dashuria është një sëmundje e pashmangshme, përveçse ngjitëse.

Nëse do të pushtosh zemrën e ndokujt, lejo të të përgënjeshtrojnë.

Gjëja e parë në jetë është të dish të shfrytëzosh mundësitë. Gjëja e dytë është të kuptosh kur duhet hequr dorë.

Rrallëherë ndodh ajo që presim, ndërsa ajo që më pak presim nuk resht së ndodhuri.

ObserverKult

————–

Lexo edhe:

LORCA: NDJESIA MË E TMERRSHME, TË KUPTOSH QË E KE HUMBUR SHPRESËN

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm të cilat mund t’i lexoni në vazhdim:

Frika sundon botën, e shpresa e ngushëllon./ Pierre-Marc-Gaston de Lévis

Ku mungon shpresa nuk ka më vend shqetësimi./Giacomo Leopardi

Zbrazëtia lind kur shpresa vdes./Leonardo da Vinci

Premtime të mëdha bëhen aty ku nuk ka më shpresë./Leonardo da Vinci

Dyshimi është një homazh që ne ia bëjmë shpresës./Lautreamont

Po e humbe shpresën, humbe gjallërinë që e mban jetën tënde në lëvizje./Martin Luther King

Edhe në paça ndihmuar një njeri të vetëm që të shpresojë nuk do të kem jetuar kot./Martin Luther King

Shpresa na çon më larg se frika./Ernst Jünger

Shpresa është një talent si çdo talent tjetër./Storm Jameson

Mos investo çdo gjë në shpresa të ardhshme, sepse shpeshherë, ose humbet çdo gjë, ose fiton më pak nga çfarë pret./Francesco Guicciardini

Iluzion është shpresa tashmë e shuar./Roberto Gervaso

Ndjesia më e tmerrshme është të kuptosh që e ke humbur shpresën./Frederico Garcia Lorca

Duke mos e ditur se kur do të vijë agimi, i mbaj të çelura të gjitha dyert./Emily Dickinson

Nëse shpresat janë besnike të mëdha, frikërat janë gënjeshtare të mëdha./Arthur Hugh Clough

ObserverKult