Sendet personale të poetit të njohur australian, Banjo Paterson u blenë nga Biblioteka Kombëtare e Australisë.
Sipas historianëve zbulimi nga 1900 është “një nga çokollatat më të ruajtura të kësaj epoke” dhe ka qenë një suvenir i Mbretëreshës Victoria.
Biblioteka Kombëtare e Australisë ka zbuluar një nga kutitë më të vjetra me çokollata “Cadbury” që daton më shumë se një shekull më parë dhe është ruajtur në formë shumë të mirë, transmeton ‘botasot’.
Kutia është gjetur në koleksionin personal të poetit të famshëm australian Andrew Barton ‘Banjo’ Paterson, i cili shkroi ‘Waltzing Matilda’ dhe ‘Njeriu nga lumi me dëborë’.
Banjo Paterson besohet se kishte blerë çokollatën nga ushtarët gjatë periudhës së tij si korrespodent lufte në Afrikën e Jugut.