Njëri nga reperët më të famshëm në SHBA në tri dekadat e fundit, Shock G ka vdekur në moshën 57-vjeçare.
Legjenda e repit u gjet pa ndjenja në një dhomë hoteli në Tampa. Babai i Shock ka thënë se nuk e dinë ende arsyen e vdekjes, pa dal rezultate e autopsisë.
Shock G kishte krijuar labelin e tij Digital Underground duke nxjerrur shumë hite për plot repera të njohur.
Madje, i njëjti ishte personi i parë që e kishte afirmuar Tupac Shakurin në rep, transmeton ‘indeksonline’.
Shock ishte i njohur edhe për bashkëpunimet me 2Pac, Dr. Dre , Prince dhe KRS-One.