Gjërat e mëdha s’arrihen me muskuj …
Thënie të zgjedhura që flasin për karakterin:
– Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin./ Ciceroni
-Shiko çfarë mjetesh përdor një njeri, shqyrtoi motivet e tij, vëzhgoi kënaqësitë e tij. Njeriu thjesht nuk mund ta fshehë veten./ Konfuçi
– Dikush i shikon cilësitë nga larg dhe të metat nga afër./ Viktor Hygo
CHANEL: PËR ASGJË TJETËR NUK PENDOHEM, PËRVEÇSE PËR GJËRAT QË NUK KAM BËRË…
-Karakteri i vërtetë i njeriut shpaloset kur ai është i dehur./ Çarli Çaplin
-Në shtëpi jam një djalë i mirë, por nuk dua që bota ta dijë këtë. Kam arritur në përfundimin se njerëzit modest nuk shkojnë shumë larg./ Muhammad Ali
-Njohja e vetes iu shpëton nga kotësia./ Migel De Servantes
JOSEPH BRUCHAC: MERRENI SHTRUAR…GJËRAT BËHEN NGADALË!
-Janë tri gjëra tejet të rënda: çeliku, diamanti, dhe njohja e vetes./ Benxhamin Frenklin
ObserverKult
LEXO EDHE:
NËSE I BËNI GJËRAT ME NGUT- DO TË JETONI AQ GJATË SA TË PENDOHENI…
ObserverKult ua sjellë disa thënie te Jane Austen:
Tek privatësia ka siguri, por jo tërheqje. Nuk mund të dashurohet një person i mbyllur.
Është më mirë të zgjedhësh sesa të të zgjedhin, më mirë të të jenë mirënjohës se të jesh mirënjohës.
Një bindje nuk është aq e thellë, nesë nuk kthehet në veprim.
Njeriu që s’di çtë bëjë me kohën e vet, nuk kupton as kur harxhon kohën e të tjerëve.
Më besoni! Nëse i bëni gjërat me ngut, do të jetoni aq gjatë sa të pendoheni.
Sa e mprehtë bëhet mendja kur na lypet arsye për të justifikuar diçka që na pëlqen.
Një person që arrin të shkruaj një letër të gjatë pa vështirësi, nuk mund të shkruaj keq.
Nuk dua që njerëzit të jenë tepër simpatik: kështu evitoj t’i dua.
Sa më shumë bëhet për disa persona, aq më pak ata bëjnë për vete.
Gjysma e njerëzimit nuk arrin të kuptojë kënaqësitë e gjysmës tjetër.
Ai që nuk ndryshon kurrë mendim, duhet të gjykojë mirë në fillim.
ObserverKult
———————–
Lexo edhe:
EMERSON: PARAJA MUND TË BLEJË POTHUAJSE GJITHÇKA, POR JO RRAHJET E NGROHTA TË ZEMRËS…