Gjergj Jozef Kola: Refleksione jete e mbijetese

dashunia jonë poezi nga gjergj jozef kola

Ka nji vjet që dramën „ KOSOVË DASHUNIJA JEME“  e kam nisë në drejtim të Teatrove kombëtare të Prishtinës, Shkupit e Tiranës, për me i kallëxue se xhihadizmi e ka kapë për fyti kombin tonë e megjithse politikanët, oligarkët mafioze, artistët e intelektualët ja mshefin vedit atë që e dijnë e gjithë bota, vetë shifrat e fëmijëve shqiptarë në kampet e Sirisë, që mbajnë vendin e parë në botë për nga raporti me popullsinë, nuk po na bajnë të zgjohena nga gjumi letargjik ku kena ra…

VETËM E VËRTETA KA ME NA BA TË LIRË SI KOMB!

Xhihadisti i vramë në Vjenë gjatë terrorit të mramshëm, nji Maqedonas i veriut, duhet me ba që të bien fort tana kumbonat e alarmit të kombit Iliro-Arbnor-Shqiptar!

Klanet politiko-oligarke duhet me hjekë dorë prej pengut ku mbajnë kombin shqiptar e të mendojnë për të ardhmen e tij. Mjaft me politikë mediatike te fasadës 3D! Kqyreni të vërtetën në sy!

Nji komb që prish teatrot natën, lind terroristë ditën.

Zgjohuni shqiptare!

Gjergj Jozef Kola

Vjenë, 03.11.2020

ObserverKult