Gjetje të reja në Amfiteatrin e Durrësit, vazhdojnë gërmimet

Të tjera gjetje e fakte kanë dalë në dritë nga projekti kërkimor-shkencor i Amfiteatrit të Durrësit. Pavarësisht temperaturave të larta, procesi i gërmimeve vazhdon për njohjen e mëtejshme të trashëgimisë arkeologjike.

“Ishte një ndjesi e veçantë të asistoje në procesin e gërmimeve të një skuadre shqiptaro-italiane”, tha ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, e cila ka parë nga afër gjetjet.

Projekti i gërmimeve bashkëdrejtohet nga dr. Elvana Metalla (Instituti Arkeologjisë) dhe dr. Sonia Antonelli (Universiteti Chieti, Itali), bashkëfinancuar nga Ministria e Jashtme Italiane e bashkëpunimit ndërkombëtar – MAECI dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, pranë Ministrisë së Kulturës.

Gjatë ekspeditës 4-javore, ku morën pjesë arkeologë, studentë italianë dhe shqiptarë, u arrit zbulimi i vazhdimit të disa prej galerive të amfiteatrit si edhe gjurmët e një furre mesjetare, që sipas drejtueseve të projektit mund të datohet në periudhën e hershme apo të mesme mesjetare.

Gërmimi nxori një numër të shumtë gjetjesh kryesisht qeramike dhe materiale të imëta, që përforcojnë imazhin e një vendbanimi portual, shumë të gjallë, nga pikëpamja e marrëdhënieve tregtare, pas përfundimit të antikitetit dhe që tregojnë historinë e këtij qyteti magjepsës./ATSH

.

Lexo edhe:

BUKUROSHJA E DURRËSIT, HISTORIA E MOZAIKUT MË TË FAMSHËM NË SHQIPËRI

Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” u zbulua në vitin 1918 nga arkeologu austriak Kamilo Prashniker dhe daton në shekullin e katërt para Krishtit.

Studiuesi i huaj ishte i pari që gjatë Luf tës së Parë Botërore, në themelet e një shtëpie të vjetër në Durrës, zbuloi pamjen e mozaikut të lashtë.

U desh përfundimi i Luf tës së Dytë Botërore, rreth vitit 1947, që vepra të pastrohej nga dherat që e kishin mbuluar për t’ju nënshtruar kujdesit maksimal që e solli në dokumentarët e Muzeut...

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU