Gjikondi: Injorojeni Ermal Mamaqin, ai është antilibër, antivlerë !

ermal

Videoja e fundit e aktorit Ermal Mamaqit, ku flet për situatën në karantinë dhe me ironi fton që të mos lexohen librat, sepse sipas tij, ato janë për pensionistë, ka sjellë reagime të shumta. Ndër tjerash është edhe aktivistja Brizida Gjikondi, ajo e cila u bën thirrje artëdashësve që ta bojkotojnë aktorin.

“Injorojeni Ermal Mamaqin dhe ai nuk do ekzistojë, do varfërohet.. njerëzit duhen ndëshkuar tek thelbi dhe vlera e tyre reale.
Ai është njeriu i ri i kësaj epoke, anti’libër, anti’vlerë !
Epidemitë ridimensionojnë vlerat… po ai dhe shumë si ai… ende se kanë kuptuar…
Ai minimilashit duhet ta kuptoj se Shqipëria eshte si Pallati Kongreseve qe edhe pse ja “dha” aktori i epilogut… ai s’arriti ta mbushte as me art as me shqiptarë…Përçmoj këdo që urren librin… Dante do e kish bere personazh te Ferrit me siguri..”, shkruan Gjikondi./ ObserverKult