Gjirokastra, qyteti i oshafit dhe qifqive (Video)

Pas realizimit të emisionit Rudina Xhunga tha se këtë kushtoi gjyshërve gjirokastritë.

Atyre që gatuan dhe e trashëguan traditën te mbesat, derisa tradita u kthye në markë. Tani këto ushqime unike gjirokastrite sjellin turistë në Gjirokastër.

Qifqitë janë qofte tipike nga Gjirokastra. Bëhen në tiganë enkas për to. Vetë tiganët e qifqive janë objekte të trashëgimisë kulturore.

Ato trashëgohen nga gjyshja te nëna e te mbesa. Ato pajë pas paje gatuajnë qoftet unike të orizit, që i ka vetëm Gjirokastra. Turistët i kanë një prej atraksioneve gastronomike dhe i gjen tanimë në çdo menu restoranti të qytetit plot turistë.

Oshafi është ëmbëlsire gjyshesh gjirokastre. Ato e gatuanin në shtëpi dhe ia treguan sekretin vajzave, derisa nga ëmbëlsire për miqtë në shtëpi, u shndërrua në ëmbëlsirë për miqtë në restorante.

Tani nuk ka turist, mik e të ardhur që nuk njeh oshafin, të cilin po e hëngre njëherë e kërkon ngaherë, vetëm se pasi ta bësh do marrësh çatitë me vrap qe ta tresësh.

Se tradita që kthehet në markë, ka sheqer, por ka dhe kujtime, dashuri fëmijërie, ka emra gjyshesh, ka mall dhe trashëgimi që të bën nostalgjik, por të bën edhe të pasur, nëse e kthen ne biznes./dritare.net/

Lexo edhe: GJIROKASTËR, ÇELET EKSPOZITA E PIKTORIT NGA KOSOVA, XHEVDET SPAHIJA

Në vazhdim të organizimeve për “Javën e Flamurit”, në qytetin e Gjirokastrës është çelur ekspozita e piktorit nga Kosova, Xhevdet Spahija e titulluar “Mistika e ngjyrave”.

Spahija është autor i 26 ekspozitave personale. Dhe pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Kosovës.

“Do të theksoja se, më shumë se vlerat artistike, kjo ekspozitë e çelur prej piktorit kosovar Xhevdet Spahija në Gjirokastër është një simbolikë e veçantë. Ky artistit nga Kosova i prezantoi pikturat për artdashësit gjirokastrit në një atmosferë të veçantë festive. Në “Javën e Flamurit”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi,