Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u prit me një ceremoni shtetërore të mbajtur përpara Kryeministrisë së Shqipërisë. Clinton hyri nga dera e pasme e kryeministrisë për të dalë më pas në bulevard i shoqëruar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Pas nderuan himnin kombëtar të dy vendeve, ata u afruan pranë të pranishmëve ku Clinton shtrëngoi duart me ish-presidentët Bamir Topi, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisu. Më pas, një këngë u interpretua edhe nga artistja Manjola Nallbani, tingujt e të cilës përlotën bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën.
“Gjatë gjithë jetës sime, nuk mbaj mend ndonjë moment më emocionues. Ishte një nder dhe një privilegj i jashtëzakonshëm për mua. Në të njëjtën kohë, kurrë s`e kishim menduar, as unë as autorët e këngës se do të vinte kjo ditë që ne ta këndonim atë këngë që ia dedikuam megjithë shpirt kontributit të jashtëzakonshëm të SHBA-së, por personalisht presidentit Bill Clinton për pavarësinë e Kosovës.
Patën kontribut vendimtar, të jashtëzakonshëm. Thjesht e bëmë nga zemra, unë e këndova me të gjithë fuqinë e shpirtit, atëherë tani dhe gjithmonë sepse gjithmonë Kosovën dhe popullin e saj i kam pasur në zemër njësoj sikur të jetoja atje, ose të jem njëra nga ata”, u shpreh Manjola Nallbani./bordo
ObserverKult
Lexo edhe:
PUTHJA E 30 VITEVE MË PARË, KUR HERION MUSTAFARAJ “HËNGRI NJË FLAKARESHË” NGA MANJOLA NALLBANI
Të gjithë e kanë njohur për rolin “Beni ecën vetë”, por nuk ishte i vetmi ai që do të spikaste aktorin Herion Mustafarajn e që do të shënonte të ardhmen e tij në aktrim. Kohë më vonë, në vitet e para të rinisë, ai do të luante edhe disa të tjera që zbuluan po ashtu karakterin e veҫantë, shpirtin energjik, por edhe djalin rebel të kohës – atë që dashurinë donte ta jetonte, pa marrë parasysh rregullat “e rrepta” të shoqërisë...
Tekstin e plotë e gjeni KËTU