Gjithmonë ajo që nuk bëmë do na duket më e mira…

Nga Blendi Ylli

Jetën do e krahasoja me një rrugë asfalt-shtruar. E si e tillë ka dy anë.
Mjaftojnë dy anët e saj për të soditur, sepse njeriu nuk e ndal dot vështrimin e si gjithmonë nuk mjaftohet vetëm duke vështruar.
Mund të shkosh gjer në fund të jetës tënde mbi rrugën me asfalt pa dal prej saj, thjeshtë dhe ngadalë.
Gjithashtu në fund do shkosh dhe po dole nga asfalti, vetëm minutat ndryshojnë.
Një gjë është e sigurtë që çdokush në fund të udhëtimit bën shumën dhe askush nuk mbetet i kënaqur.
Gjithmonë ajo që nuk bëmë do na duket më e mira.
Do kërkojmë për shanse të dytë, do provojmë nxituar të hyjmë në rrjedha të reja, por asgjë nuk jetohet nxituar dhe pse merr frymë.
Një gjë është e sigurtë: Çdo udhë që marrim në jetë, qoftë e nënvizuar dhe asfalt qoftë rrugë qorre, a çfarëdo qoftë duhet ta mendojmë si udhën e vetme sepse ishte e vetmja udhë në të vërtetë (gjithë të tjerat janë supozime )…/ ObserverKult