Gjon Muharremaj i cili përfaqëson Zvicrën në Eurovision, favorit për të fituar vendin e parë

Duket se një shqiptar mund ta fitojë Eurovisionin këtë vit.

Gjon Muharremaj i cili performon nën pseudonimin Gjon’s Tears, do të konkurrojë për Zvicrën në Eurovision 2021.

Ai ishte një performues që nga fëmijëria, nga nëntë vjeç, teksa thotë se, “Pavarësisht nga gëzimi, trishtimi apo melankolia – unë dua t’i prek njerëzit me muzikën time në çdo mënyrë të mundshme”.

Gjoni ka lindur më 29 qershor 1998 në Broc, Zvicër nga një baba kosovar dhe një nënë shqiptare.

Ai është shumë mendje hapur kur bëhet fjalë për prejardhjet e njerëzve teksa edhe thotë: “Për mua, origjina nuk është aq e rëndësishme. Nëse është e rëndësishme për ju, atëherë kjo është e mrekullueshme. Por për mua, nuk përcakton dikë ”, transmeton ‘epoka e re’.

LEXO EDHE: EUROVISION 2021 DO TË MBAHET NËN MASA TË RREPTA SIGURIE